Interi zyrtarizon mbrojtësin Lisandro Lopez, vjen nga Benfika
Luçiano Spaleti do të ketë një tjetër mbrojtës qendror në dispozicion duke filluar që nga nesër. Zikaltrit kanë zyrtarizuar afrimin në formë huazimi të Lisandro Lopez, mbrojtës argjentinas i ardhur nga skuadra e Benfikës.
“Interi ka një futbollist të ri: Bëhet fjalë për Lisandro Ezequiel Lopez, mbrojtës argjentinas, i cili është transferuar në formë huazimi deri më 30 qershor 2018 (me të drejtën për të blerë kartonin e plotë)”, shkruan klubi italian.
Benfika do të përfitojë 500 mijë euro për huazimin, ndërkohë që për futbollistin do të duhen 9 milionë euro për të blerë kartonin e tij të plotë. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

