Inzaghi nuk beson te Asllani, Interi zyrtarizon blerjen e lojtarit të Ajaxit

Kristjan Asllani duket se do të ketë edhe më pak hapësira te Interi. Klubi zikaltër njoftoi sot blerjen nga Ajax të mesfushorit Davy Klaassen.

Holandezi ka firmosur një kontratë 1-vjeçare, me mundësinë për rinovim edhe një tjetër sezon. Mesfushori 30-vjeçar, i cili ka luajtur 280 ndeshje me Ajax, do të fitojë 1,5 milionë euro në sezon te Interi.

Klassen do të jetë kështu mesfushori i shtatë i Interit, që do të thotë se Asllani, i cili në dy ndeshjet e para nuk ka luajtur asnjë minutë, do të ketë edhe më pak mundësi aktivizimi këtë sezon. Nuk përjashtohet mundësia e një huazimi në minutat e fundit te skuadra e Sassuolos.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?