Inzaghi: Nuk është dështim humbja në duelin e parë

Simone Inzaghi dhe Interi janë gati për raundin e parë të derbit europian kundër Milanit. Strategu nuk e ka cilësuar si vendimtare ndeshjen e parë, pasi sipas tij dueli zgjatë 180 minuta dhe mund të ndodhin të papritura.

“E dimë që është një gjysmëfinale Champions League, është një derbi, është derbi, e dimë të gjithë sa e rëndësishme është kjo ndeshje për të gjithë ne dhe duam që të paraqitemi në mënyrën më të mirë të mundshme.

Duhet kokë dhe zemër, por nuk do të jetë një dështim për skuadrën që do të humbasë. Në mesfushë dhe në sulm mund të zgjedh, për pjesën tjetër të shohim nëse Gosens dhe D’Ambrosio do të jenë të gatshëm. Me apo pa Leaon plani ynë kundër Milanit në fushë nuk do të ndryshojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rezultatet e fundit na kanë bërë që të përgatisim ndeshjen në mënyrën më të mirë. Do të ketë të papritura dhe rreziqe gjatë ndeshjes, por e dimë që sfida do të zgjasë 180 minuta”, ka thënë mes të tjerash Inzaghi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?