Ish-drejtuesi i Milanit: Nëse nuk luan Leao, Interi është më favorit

Ariedo Braida, ish-drejtuesi i njohur i Milanit (1986-2013), shikon Interin si skuadrën favorite për fitimin e derbit. Dy skuadrat e Milanos rikthehen pas 20 vitesh përballë tyre në gjysmëfinalet e Champions League.

Dueli i parë zhvillohet sonte në mbrëmje në “San Siro”, përballje ku nuk dihet ende nëse do të luajë Rafael Leao, ylli i kuqezinjve.

“Interi është favorit në letër, po. Nëse nuk luan Leao, Interi mund të ketë diçka më shumë. Portugezi është i rëndësishëm, ai është jetik për Milanin. Leao është një nga ata futbollistë që vendos ndeshjet. Shpresoj që Milanit të mos i mungojë shpirti i duhur, atë që të bën të luftosh dhe ëndërrosh”, deklaroi Braida.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?