Ish e dashura shpërthen ndaj Balotelit: Duhet ta kuptojë se jeta nuk është 90 minuta!
Rafaela Fiko, ish-e dashura e Mario Baloteli-t, me të cilin ka një vajzë, dhe e fejuara aktuale e Alesandro Moxhit, ka vendosur të flasë. Bukuroshja e njohur italiane ka dhënë një intervistë të gjatë për “Le Iene”, ku ka treguar edhe sjelljet e pazakonta të sulmuesit të njohur.
“Unë nuk e kam mashtruar Balotelin, por ai mua. Mario duhet ta kuptojë se jeta nuk është 90 minuta, aq sa zgjat një ndeshje futbolli. Jeta është ndryshe. Ne e kemi dashur këtë fëmijë dhe ëndërronim që të krijonim familje, sepse me të kishim vendosur që të martoheshim. Kur i thash lajmin më tha se ishte njeriu më i lumtur në boë, ndërkohë që më vonë bëri një deklaratë për mediat.
Ai thone që kërkonte testin ADN për të ditur nëse fëmija që prisja, ishte realisht e tija. Më pas u ndamë dhe nuk u duk më për shumë kohë. Unë madje shkova dhe në shtëpinë e tij në Mançester. Më la jashtë portës dhe lajmëroi policinë. Ai kurrë nuk më ka kërkuar, nuk është interesuar asnjëherë për vajzën e saj. Nuk më ka ndihmuar asnjëherë, i kam bërë gjitha vetë”, ka thënë Rafaela për “Le Lene”. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

