Ish-kapiteni i Kosovës rrëfen emocionet e debutimit me Shqipërinë

Një lojtar si Ardjan Ismajli, që debutoi me Shqipërinë pikërisht në humbjen me Skocinë, ka pak përgjegjësi për gjendjen e vështirë ku kanë rënë kuqezinjtë.

Në konferencën për shtyp të ditës së sotme, ish-kapiteni i Shpresave të Kosovës tregon emocionet e debutimit, që gjithsesi nuk ishte ashtu siç do ta dëshironte.

“Nuk e kisha menduar këtë situatë, por fati donte që Mërgimi të merrte atë karton dhe të futesha unë. Futbolli i ka këto dhe ne tani duhet ta mbajmë kokën lart dhe të shohim para. Ishte koha ime të ndihmoja skuadrën. Emocionet kanë qenë të mëdha, por në momentin që u futa ishin edhe më të mëdha. E kam pritur këtë debutim, pavarësisht humbjes”, tha mbrojtësi i Hajdukut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ismajli tregon më tej se ka gjetur një ambient pozitiv te kuqezinjtë, ndërsa vijoi më tej duke shprehur bindjen se kriza do të kalojë shumë shpejt.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Më kanë pritur shumë mirë, ambienti është i mirë. Kam marrëdhënie të mira dhe më kanë afruar. Çdo gjë është në rregull. Çdo ekip kombëtar ka krizë, besoj se do e kalojmë shumë shpejt këtë situatë dhe do të rikthehemi te rezultatet pozitive. Them se do të vijë përsëri koha të kualifikohemi si në Francë”, deklaroi Ismajli.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?