Ish-kapiteni i Partizanit, në listën e emrave që mund të marrë drejtimin e Tiranës
Tirana është në kërkim të një trajneri të ri pas largimit të Nevil Dedes. Së fundmi në skenë për të marrë drejtimin e Tiranës ka dalë ish-kapiteni i Partizanit, Orges Shehi, i cili në Superiore ka drejtuar si trajner Kukësin dhe Skënderbeun.
Shehi ka njohje të vjetra me drejtorin e bardhebluve, Tefik Osmani dhe ky i fundit mësohet ia ka propozuar presidentit Refik Halili. Përveç Shehit, kandidatë për të marë drejtimin e Tiranës janë edhe: Alban Bushi, Skënder Gega dhe Bledar Devolli.
Presidenti i bardhebluve, Refik Halili nuk ka ndërmend që të nxitohet, teksa pritet të marrë disa ditë kohë për të vendosur për strategun e ri që do të drejtojë ekipin për pjesën e mbetur të sezonit.

KOHA JONË SONDAZH

