FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ish-lojtari i Milanit rikthehet në fushë pas 983 ditësh!

Ish-lojtari i Milanit, Marco Van Ginkel, ka përjetuar një emocion të veçantë ditën e djeshme, teksa preku fushën e lojës për herë të parë pas 983 ditëve.

Mesfushori u aktivizua ndaj AZ Alkmar, pasi më parë i ishte nënshtruar 3 operacioneve në gju, në ligamente. Për të ishte një emocion i veçantë, që për shkak të dëmtimeve të shumta të pësuara, disa herë mendoi edhe mbylljen e karrierës.

“Është një moment i veçantë për mua. Kam punuar shumë për t’ia dalë mbanë. Ky rikthim është si një shpërblim për punën dhe sakrificën e bërë. Po i numëroja ditët një nga një. Doja vetëm të kaloja dëmtimin dhe mendoja nëse mund të luajë më futboll apo jo. Ka qenë një periudhë, kur të mendoja për tu kthyer në futboll, dukej e çuditshme, por ia dola”, tha van Ginkel.

Swiss Digital Desktop Reklama

Marco van Ginkel footballer again after 983 days | Football - Netherlands  News Live

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?