Ish-pornostarja habit të gjithë: Goditja me kokë e Zidane më emocionuesja në futboll
Mia Khalifa, ish-pornostarja, libaneze tanimë duket se është afruar shumë me botën e futbollit. Ajo së fundmi është parë në stadium duke ndjekur ndeshjen me Uest Ham dhe Arsenal. Në një intervistë për “Arsenal TV”, ajo ka folur mbi futbollin dhe futbollistët e saj të preferuar. Madje ajo nuk ka lënë pa përmendur dhe momentin më emocionues në futboll.
“Zinedine Zidane më pëlqen, sepse e dua dhunën. Goditja e tij me kokë e vitit 2006 në finalen e Botërorit kundër Materazzit ishte gjëja më emocionuese që kam parë ndonjëherë në një lojë futbolli”, ka thënë ajo.
Ndërkohë e pyetur se ke zgjedh mes Zidane dhe Beckham, Mia i ka surprizuar të gjithë duke zgjedhur australianin e Huddersfield, Aron Moi teksa e krahason me një basketbollist.
“Ai është Kaui Leonard i futbollit. Sillet sikur ai, është pak i turpshëm dhe i vështirë. E vështirë ta mbani mend, por është një djalë i mirë”.
KOHA JONË SONDAZH

