FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ish-portieri i Milanit dhe Lacios, Fiori: Strakosha një ditë mes më të mirëve në Europë!

Rikthehet atje ku e nisi, në vendin që i ka sjellë fat në debutimin në portën e Lacios. Strakosha këtë fundjavë do të zbresë në “San Siro” për të sfiduar kuqezinjtë.

Deri më tani Strakosha ka bërë paraqitje të shkëlqyera, duke treguar shumë personalitet dhe një teknik të admirueshme. Strakosha është rritur para syve të të gjithëve, teksa i fundit që ka folur për të është ish-portieri i të dyja skuadra, Valerio Fiori në një intervistë për “FootballCrazy”.

“Strakosha është një nga portierët më të mirë në Seria A, dhe me më shumë perspektivë në Europë. Si portier të dytë, unë do të rekomandojë një portier me eksperiencë, për ta ndihmuar të rritet sa më shumë. Milan-Lacio? Të dielën shoh Lacion favorite, edhe pse Milani e ka marrë veten, por bardhekaltrit janë më përpara dhe pretendent për vendin e tretë”, u shpreh Fiori. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?