FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ish-sulmuesi i Juventusit dhe i Romës rikthehet në Itali

Mirko Vuçiniç do të rikthehet të luajë sërish në Itali, por këtë herë në Serinë B. Ish-sulmuesi i Romës dhe Juventusit, pas 3 vitesh te Al Jazera, ka vendosur të rikthehet edhe një herë aty ku u bë i famshëm.

Për të është gati një kontratë me skuadrën e Foggias, ndonëse prej disa ditësh flitej për një rikthim të tij në Puglia, me Leccen.

Malazezi ka luajtur për rreth 14 vite në Itali, ku ka shënuar më tepër se 100 gola. Kulmi i karrierës së tij ishte pikërisht te Juventusi, ku arriti të fitojë 4 herë titullin kampion.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?