Ish-trajneri i Dinamos së Tiranës merr drejtimin e Kombëtares së Kroacisë
Menjëherë pas shkarkimit të trajnerit Ante Çaçiç nga stoli i Kroacisë, Federata Kroate e Futbollit ka gjetur zëvendësuesin e tij, i cili është një personazh i njohur për futbolldashësit shqiptarë, pasi ka drejtuar Dinamon në sezonin 2008-2009.
Bëhet fjalë për Zllatko Daliç, një trajner që ka punuar me shumë sukses me Kombëtaren U-21 të Kroacisë.
Ai ka drejtuar disa skuadra në Kroaci, por edhe në Azi, ku ka pasur sukses.
Në stolin e Kroacisë do të ketë ndihmësin e tij të zakonshëm Borimir Perkoviç.
Lajmi për emërimin e trajnerit Daliç në stolin e Kroacisë pritet të bëhet zyrtar shumë shpejt.
KOHA JONË SONDAZH

