Ish-yjet e United kundër Mourinhos: Dukej një ndeshje mes burrave dhe fëmijëve
Humbja e United dje në mbrëmje ka vendosur sërish në diskutim pozicionin e Jose Mourinhos. Kritikat kanë qenë të shumta për strategun portugez, teksa dy ish-yje të kësaj skuadre Rio Ferdinand dhe Paul Scholes kanë kritikuar ashpër zgjedhjet dhe lojën e ekipit në komentin e tyre pas duelit për “BT Sport”.
Ferdinand: “Nëse do duhej ta përshkruanim këtë ndeshje me pak fjalë, do thosha burrat kundër fëmijëve, për të qenë i ndershëm. Juventusi ishte tepër superior, në çdo aspekt, edhe në impenjim, intensitet dhe cilësi”.
Scholes: “Juventusi e dominoi ndeshjen në çdo drejtim dhe në çdo zonë të fushës. Dybala u tregua shumë i zoti te goli, i jap merita Juventusin për një paraqitje të shkëlqyer jashtë fushe, ndaj një klubi të madh, por që nuk është skuadra që ka qenë një herë e një kohë.
Ka një hendek të madh në cilësi. Kur United kishte topin, lojtarët dukeshin nervozë. A është Mourinjo i kënaqur? Ndoshta po, kushedi. Kur sheh këtë ndeshje, të vjen pak turp dhe më e trishtueshme është që duket sikur të gjithë pajtohen me këtë situatë, edhe tifozët. Sheh Juventusin dhe të duket si një ekip që mund të fitojë Champions League, ndërsa kur sheh United, kupton se kjo skuadër nuk është gjëkundi”, deklaroi Scholes.
KOHA JONË SONDAZH

