FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ishin në stadium, 86 tifozë finlandezë infektohen me Covid-19 në Rusi

Covid-19 frikëson “Euro 2020”. 86 tifozë nga Finlanda që shkuan në Shën Petersburg për ndeshjen e Euro 2020 kundër Belgjikës janë infektuar me koronavirus. Analiza të tjera po kryen për tifozët e tjerë të dyshuar.

Rreth 3 mijë mbështetës finlandezë morën pjesë në ndeshjen në Shën Petersburg. 800 prej tyre, sipas mediave finlandeze dhe ruse, u shpëtuan testeve të detyrueshme pas kthimit të tyre.

Kryeministri finlandez dhe autoriteti shëndetësor që mbikëqyr epideminë në vendin Baltik u kanë kërkuar të gjithë tifozëve që janë kthyer nga Rusia të kryejnë një testim.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është e rëndësishme që të gjitha rastet e mundshme të identifikohen dhe të mos ketë më shumë përhapje”,  tha Kryeministrja Sanna Marin gjatë samitit të BE në Bruksel. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?