FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Ishte i brishtë dhe i dobët”, si dështoi kalimi i Neymar te Lokomotiva në vitin 2008

Nikolai Naumov, presidenti i Lokomotivës së Moskës, ka rrëfyer një prapaskenë të bujshme sa i përket një ylli të futbollit botëror. Në një prononcim për Sport-Express, kreu i klubit rus rrëfen se ishte shumë afër blerjes së Neymar, por në fund u tërhoq.

Ishte vera e vitit 2008, sulmuesi i njohur luante akoma me Santos. Ai ishte shumë afër transferimit në Moskë, teksa janarin e vitit pasardhës u bë pjesë e Barcelonës.

“Ne bëmë disa vlerësime për të kuptuar nëse ia vlente blerja e Neymar. Skautët tanë e kishin ndjekur dhe ishim të interesuar për ta sjellë në Moskë. Pse nuk u arrit transferimit? Si fillim ishte shumë i ri në moshë. Sipas mendimit tim, ekzistonte pasiguria e përshtatjes së tij në Rusi. Neymar ishte një djalosh i brishtë dhe i dobët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne rolin e tij kishim Gatagov, i cili luante njësoj si Neymar. Në fund vendosëm të tërhiqeshim dhe të mos investonim për blerjen e brazilianit“, zbulon presidenti i klubit rus. Një vendim për të cilin me siguri presidenti i ekipit rus është penduar shumë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?