Ishte pranë kalimit në Kroaci, mesfushori i talentuar kuqezi rrezikon ndërhyrjen
Jurgen Çelhaka është një nga lojtarët e rinj më premtues në vendin tonë. Çelhaka u zbulua dhe spikati sidomos në sezonin e shkuar kur vinte në skuadrën e parë që fitoi edhe titullin kampion nga skuadra U-19 bardheblu.
Lojtari që fitoi Shpresat U-21 duket se pësoi një dëmtim, që duket se po e privon edhe nga aktivizimi këtë sezon në skuadrën e parë. Madje, në verë ai pati edhe oferta dhe ishte shumë pranë kalimit në Kroaci.
Mirëpo, duket se mesfushori i talentuar do të presë edhe pak, për të parë nëse mund t’ia dal, apo do t’i duhet që të bëjë ndërhyrje e cila mund të mbaj akoma më gjatë jashtë fushave të blerta…
KOHA JONË SONDAZH

