FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ismajli dhe Torino ndalin Interin, zikaltrit tashmë janë 3 pikë larg titullit

Në javën e 34-t të Serie A, Inter ka humbur mundësinë për të siguruar një fitore të rëndësishme, duke barazuar 2-2 në transfertë ndaj Torinos, pas një përmbysjeje të vendasve.

Zikaltrit e nisën ndeshjen në mënyrë dominuese, duke kaluar në avantazh me dy gola. Në minutën e 23-të, Marcus Thuram realizoi pas një asistimi nga Federico Dimarco. Ky i fundit ishte sërish protagonist në minutën e 61-të, kur nga një goditje këndi shërbeu për Yann Bisseck, që shënoi për 2-0.

Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Cristian Chivu pësoi një rënie të papritur në lojë. Në minutën e 70-të, Giovanni Simeone ngushtoi diferencën për Torinon, ndërsa në të 79-ën, një prekje me dorë në zonë nga Carlos Augusto solli një penallti për vendasit. Nga pika e bardhë u tregua i saktë Nikola Vlašić, duke barazuar shifrat në 2-2.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë barazim, Inter ruan avantazhin prej 10 pikësh ndaj Napoli dhe mbetet shumë pranë titullit kampion. Zikaltrit kanë tashmë një “match point” për titullin, nëse fitojnë ndaj Parma në ndeshjen e radhës në San Siro, do të shpallen matematikisht kampionë të Italisë, pavarësisht rezultateve të rivalëve si Napoli dhe Milan.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?