Ismajli: Fitore që na motivon, ja çfarë na tha Panucci para ndeshjes

Ismajli luajti për herë të parë nga minuta e parë me kombëtaren tonë duke bërë një paraqitje shumë të mirë. Pas ndeshjes ai është shprehur se atmosfera në ekip është përmirësuar.

“Gjatë këtyre ditëve kemi punuar shumë në aspektin taktit. Kemi luajtur mirë dhe kemi dhënë 100%. Ishte fitore për trajnerin? Të gjithë lojtarët janë me trajnerin. Ato që kanë ndodhur kanë kaluar. Tashmë kemi një motiv shtesë. Ka gjetur Shqipëria një qendërmbrojtës të ri në formacion? Nuk jam unë ai që duhet të vlerësoj. Janë analistët ata që duhet ta vlerësojnë.

Çfarë u tha Panuçi përpara takimit? Tashmë nuk ka shumë rëndësi miqësore apo kualifikim, për ne janë njësoj. Panuçi na tha se duhet të futeni në fushë dhe të tregoni të jeni më të mirët”, deklaroi Ismajli në deklaratën e tij pas ndeshjes. Ai pritet që të jetë e ardhmja e kombëtares, duke parë dhe moshën e tij të re.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?