Italia dhe Franca fitore me goleada, njihuni me rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve (VIDEO)

Mbrëmja e sotme solli disa ndeshje interesante në Nations League. Italia shpërtheu me goleadë ndaj Moldavisë, në “Artemio Franchi”, ku shënoi plot 6 herë, pa pësuar qoftë një gol.

5 gola u shënuan vetëm gjatë pjesë së parë me autorë Cristanten, Caputon dhe El Shaarawy (dygolësh), ndërsa një finalizim ishte autogol i Posmac. Në pjesën e dytë Italia u mjaftua me vetëm një gol, të shënuar nga Berardi.

Gjermania dhe Turqia dhuruan spektakël, por e mbyllën sfidën në barazim 3-3. Tri herë kaluan në epërsi gjermanët, por po kaq herë kthyen ekuilibrat në rezultat Turqit. Për ekipin e Joakim Lowe realizuan Draxler, Neuhaus dhe Waldschmidt, ndërsa për të besuarit e Gunes realizuan Tufan, Karaca dhe Karaman.

Swiss Digital Desktop Reklama

E nis me humbje përvojën në krye të Holandës Frank de Boer. “Tulipanët” u mposhtën 1-0 nga Meksika, për të cilën shënoi me 11-metërsh Jimenez. Derbi iberik mes Spanjës dhe Portugalisë përfundoi pa gola, Zvicra u mposht 1-2 nga Kroacia, ndërsa Franca shkatërroi 6-1 Ukrainën.


Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?