Italia merr vendimin, Spalletti do të jetë trajneri i ri i Kombëtares

Brenda kësaj jave kombëtarja e Italisë do të njohë trajnerin pas dorëheqjes surprizë të Roberto Mancinit. Vendimi i tij, i kapi të gjithë në befasi, ndërsa që nga ajo ditë emërimi i pasardhësit është kthyer në një çështje të rrethuar me shumë polemika.

Kjo lidhet me emrin e Luçiano Spallettit, të përzgjedhurin e Federatës Italiane të Futbollit. Firma me ish-trajnerin e Napolit, kampion të Serisë A në sezonin e fundit është e vështirë.

Ai është ende nën kontratë me klubin napolitan, që kërkon rreth 3 milion euro për të aktivizuar klauzolën e lirimit. Avokatët kanë nisur punën për të zgjidhur këtë çështje, ndërsa gjithçka do të vendoset brenda fundjavës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Luciano Spalletti është zgjedhja e parë, por në federatën italiane kanë edhe një plan B. Bëhet fjalë për Antonio Conten, edhe ky pa skuadër që pas largimit nga Totenhem.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?