FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Italia u kualifikua me vuajtje ndaj Austrisë, por vendosi dy rekorde!

Italia shkoi në çerekfinalet e “Euro 2020” në kohën shtesë, duke vendosur edhe një rekord të dyfishtë, të jashtëzakonshëm. Kombëtarja e Mancinit në fakt është bërë më e “pamposhtura” në histori: në minutën e 89 të ndeshjes kundër Austrisë është thyer rekordi i 1143 minutave me portën të paprekur, që zgjaste që nga viti 1974, teksa kanë 31 ndeshje pa humbje.

Goli i Kalajdzic në minutën e 114 ndërpreu pathyeshmërinë e portës italiane prej 1168, por rekordi mbetet. Ecuria e mëparshmja zgjaste nga 20 shtatori 1972 (fitorja 3-1 ndaj Jugosllavisë) deri më 15 qershor 1975 (fitorja 3-1 ndaj Haitit) dhe në të gjitha ndeshjet ishte Dino Zoff në portë.

Nga 14 tetori 2020 (Itali-Holandë 1-1) deri më 26 Qershor 2021, Donnarumma, Sirigu dhe Meret janë alternuar mes shtyllave. Humbja e fundit e Italisë daton në 10 shtator 2018 kundër Portugalisë 1-0, në Ligën e Kombeve. 31 ndeshje pa humbje, një më shumë se ato të zhvilluara nga Pozzo mes viteve 1935-1939, por në çerekfinale do të jetë një mision i vështirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një tjetër rekord ka të bëjë në fakt me familjen Chiesa. Federico dhe Enrico janë në fakt dyshja e parë babë-bir që shënojnë në dy edicione të kampionateve evropiane: Enrico e bëri këtë në 14 qershor 1996, kundër Republikës Çeke, Federico (i cili nuk kishte lindur ende në atë kohë) saktësisht 25 vjet e 12 ditë më vonë. Për lojtarin aktual të Juventusit është goli i parë me Italinë në një Evropian.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?