FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Italianët zbarkojnë sot në Tiranë

Ëndrra e shumë shqiptarëve për të parë nga pranë, qoftë edhe për pak sekonda, disa prej yjeve më të mëdhenj të Kombëtares së Italisë do të bëhet realitet pasditen e sotme. Sipas informacioneve nga Federata Shqiptare e Futbollit, katër herë kampionët e botës pritet të zbarkojë rreth orës 17:30 në aeroportin e Rinasit.

“Axurrët” nuk do të parakalojnë siç mund të ishte menduar, qoftë edhe për disa orë në Tiranë, por do të nisen menjëherë për në Shkodër me autobus. Në orën 20:00 është parashikuar edhe konferenca për shtyp e trajnerit Ventura dhe një prej futbollistëve të tij, në stadiumin “Loro Boriçi”, ndonëse për Italinë do të ketë vetëm një inspektim fushe, jo stërvitje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Interesimi për sfidën ndaj Kombëtares së Italisë nuk kishte se si të mos ishte i madh nga sportdashësit, pavarësisht faktit se disa prej tribunave kanë çmime të kripura për shumicën e xhepave të shqiptarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

tifozet

Gjithsesi, për një ndeshje që do të mbahet mend në histori si kjo e mbrëmjes së nesërme, janë shitur mbi 15 mijë bileta dhe në dispozicion për ata që janë të interesuar për të qenë në stadium, kanë mbetur vetëm pak në dispozicion (kapaciteti i stadiumit “Loro Boriçi” është pak më shumë se 16 mijë vende).

tifozet-kombetarja-loro-borici-

Çmimet e biletave për këtë duel kanë variuar nga 1000 lekë të rinj për tribunat prapa portave të impiantit, deri në 12000 lekë të rinj për një vend më komod në tribunën “Vip”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?