FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Izraeli ”si luan” në miqësoren ndaj Guatemalës

Izraeli duket se ka gjetur një marsh tjetër, pas paraqitjeve zhgënjyese të muajve të parë të drejtimit nga trajneri austriak, Andreas Herzog, i ardhur në muajin gusht të këtij viti në krye të pankinës së kombëtares hebreje.

Pas dy humbjeve të shtatorit, me Shqipërinë në “Elbasan Arena” për Ligën e Kombeve dhe Irlandën e Veriut në miqësore, që të dyja në transfertë, izraelitët do të riktheheshin te fitorja për tri ndeshje radhazi në shtëpi: fillimisht ndaj Skocisë, 2-1; më pas ndaj Shqipërisë, 2-0.

Tashmë ka ardhur edhe fitorja e tretë, këtë herë në miqësore ndaj Guatemalës, ndeshje të cilën e ka fituar me goleadë 7-0, me dygolësha të Dabbur e Saba, si dhe gola nga Zahavi, Tawatha dhe Sahar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?