FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ja çfarë thotë De Biasi për dështimin e radhës

Ka marrë një tjetër humbje skuadra e Alaveshit, e drejtuar nga trajneri italian, Xhani De Biazi.

Ish-numri një i Kombëtares shqiptare nuk ia doli të rikthente rezultatet pozitive në këtë javë, teksa u mposht 1-2 në shtëpinë e tij nga Eibari.

Këta të fundit kaluan në avantazh në pjesën e parë me Jordan dhe në të dytën dyfishuan me Çarles. Alaveshi luajti për 45 minuta me 10 lojtarë dhe shënoi në fund, por nuk mjaftoi. Trajneri De Biazi këtë herë u kap me mbrojtjen, shkruan Panorama.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Duhet të jemi më të vëmendshëm dhe të mbrojmë më mirë. Nëse pësojmë 2 gola për çdo ndeshje, e kemi të vështirë të marrim pikë dhe të reagojmë. Situata nuk është e mirë, por kam besim se do t’ia dalim dhe do të rikthehemi te fitoret”, ka thënë De Biazi pas ndeshjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?