Ja sa miliona Euro përfiton Skënderbeu pas kualifikimit në fazën e grupeve
Sot në orën 20:00 Skënderbeu do të presë në “Elbasan Arena” skuadrën e Dinamo Zagrebit në aktin final për një vend në fazën e grupeve të Europa Leagues.
Korçarët nën drejtimin e Ilir Dajës kërkojnë të përsërisin suksesin historik të vitit 2015 ku mundën me rezultatin 3-0 skuadrën e Sporting Lisbonës dhe arritën të kualifikoheshin në fazën e grupeve të Europa Leagues.
Nëse përsëritet i njëjti sukses atëherë klubi i Skënderbeut do të arkëtojë në financat e saj plot 3.3 milionë Euro.
Nëse kualifikohet skuadra korçare menjëherë do të përfitojë nga UEFA 2.6 milionë Euro pa llogaritur shumat nga të drejtat televizive, biletat apo reklamat.
Kësaj shume do t’i shtohet edhe 675 mijë euro për kalimin e tre turneve që në total llogaritet në 3.3 milionë Euro, një shumë e konsiderueshme për një klub shqiptar.
KOHA JONË SONDAZH

