FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ja sa përfitoi Skënderbeu pas barazimit në grupet e Europa League

Pjesëmarrja në grupet e Ligës së Europës është fitimprurëse për klube si Skënderbeu. Përveç përfitimeve fillestare me pjesëmarrjen në këtë fazë të rëndësishme, skuadra merr premio edhe me pikët që siguron në ndeshjet e fazës së grupeve. Një fitore në këtë fazë shpërblehet nga UEFA me 360 mijë euro, ndërsa një barazim me 100 mijë euro.

Kaq është shuma që përfituan korçarët me barazimin e djeshëm ndaj Jang Bojs. Nga ana tjetër, lojtarët do të përfitojnë 50 mijë euro që presidenti Ardjan Takaj kishte vendosur premio për ta. Bardhekuqtë bënë një paraqitje shumë të mirë në ndeshjen e djeshme ku kaluan edhe në avantazh, por që nuk arritën ta administronin atë deri në fund, shkruan panorama sport.

Tashmë, Skënderbeu do të luajë takimin e radhës ndaj Partizanit të Beogradit pas dy javësh. Skënderbeu shpreson se mund të arrijë të kualifikohet për në fazën tjetër duke u renditur në vendin e dytë në grup

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?