FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Janari i mallkuar për Realin dhe … shkurti i bekuar?

Reali i Madridit ka pasur një janar të vështirë këtë vit në epokën Zidane. Eliminimi i parakohshëm nga Kupa e Mbretit nga Leganes, si dhe distanca e madhe prej 19 pikësh nga Barcelona, nuk janë aspak numra për t’u pasur zili. Barazimi me Seltën, humbja me Barcelonën dhe Vijareal, i dhanë një goditje shpresave për të mbrojtur titullin kampion.

Merengues kërkojnë që ta harrojnë sa më shpejt janarin dhe tashmë janë të përqendruar te muaji shkurt, që sjell një përballje “ferri” më 14 shkurt ndaj PSG. 90 minuta për të treguar se në ritmin e këngës së Championsit, “galaktikët” dinë të tregojnë vlerat e tyre. Në kampionat Reali do të luajë 5 ndeshje dhe jo 4, pasi ka dhe një takim për të rikuperuar me Leganes. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?