Jemi Një! Igli Tare: Kosova dhe Shqipëria, me një kombëtare

Jemi NJË”. “Një komb, një Kombëtare.” E ndërsa Kosova kërkon të bëhet një vend anëtar në FIFA, e UEFA me të drejta të plota, shtohen zërat që futbolli kosovar dhe ai shqiptar të bashkojë forcat dhe të konkurrojnë si tani, e vazhdimisht me një dëshirë dhe një qëllim, për të njëjtin objektiv. Tifozët kuqezi e kanë shprehur dëshirën e tyre, me kohë. Shqipëria dhe Kosova “Janë Një!” dhe asnjë më shumë.  Ish- sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, aktualisht drejtor sportiv i Lazios, Igli Tare del hapur me këtë tezë, duke bërë thirrje që Kombëtarja e Shqipërisë të jetë vazhdimisht një e vetme. Tare rrëfen 41 vite të jetës së tij, detaje, që nga e kaluara e tij si futbollist, e deri në ditët e sotme. Këtë rrëfim ai e ka bërë gjatë një interviste për “Kohavision”, ku Igli Tare ka rrëfyer punën e tij prej menaxheri, si dhe  tratativat e lehta dhe të vështira. Gjithashtu ai ka folur edhe për Kombëtaren Shqiptare, për të cilën ka thënë se beson shumë se Gjykata e Arbitrazhit Sportiv do t’ia japë pikët e plota Shqipërisë  dhe një fitore eventuale me Armeninë, sipas tij, do t’i afronte kuqezinjtë ë shumë afër kualifikimit, që mbetet ëndrra e të gjithë tifozëve. Futbollisti shtatlartë ka folur edhe për përfaqësuesen e Kosovës, duke thëne se ka ndjekur ndeshjen ndaj Omanit. – “Kam parë ndeshjen që ka fituar 1-0 me Omanin, por unë jam i një dëshire tjetër, ne jemi një Komb dhe duhet të kemi një Kombëtare”. E respektoj faktin që në këtë moment duhet të jetë dhe Kombëtarja e Kosovës, e kam shumë të vështirë të shoh një Kombëtare shqiptare me një ngjyrë që neve nuk ka përket, e kam të vështirë në këto momente, ka përfunduar Tare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?