FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Jemi racistë se kështu na pëlqen! Hetime, pas “tërbimit” të tifozëve të Chelsea

Policia Britanike po analizon fotot që tregojnë tifozët e Chelsea, të cilët ndalën një njeri me ngjyrë në Paris, pas zbritjes nga treni, si dhe u tallën me të. Video amatore është shënuar në momentin kur treni po ndalonte në stacionin e Parisit dhe ishte mbushur me tifozë anglezë të cilët në kor thërrisnin: – “ne jemi racistë, jemi racistë sepse kështu na pëlqen.” Policia Britanike është shprehur sot se po e merr shumë seriozisht incidentin dhe kërkon të identifikojë tifozët, që sipas medieve britanike, turpëruan klubin e tyre, futbollin, vendin,  dhe më gjerë. Në një deklaratë zyrtare klubi i Chelsea dënoi sjelljen e tifozëve. Edhe UEFA dënoi thirrjet raciste, sikurse Federata Angleze e Futbollit. Sakaq, edhe autoritet franceze kanë nisur hetimet mbi ngjarjen. Skenat janë cilësuar të shëmtuara dhe të papranueshme. Chelsea u përball me PSG të martën në mbrëmje, në Paris, në ndeshjen e parë të Champions, e vlefshme për një vend në çerekfinale të këtij kompeticioni. Kjo ndeshje përfundoi në barazim 1-1. Ivanoviç shënoi në pjesën e parë, por barazoi shifrat në pjesën e dytë të ndeshjes, Kavani. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?