Jo vetëm Lewandowski, Barcelona kërkon dhe një tjetër yll të Bayernit

Barcelona duket se është gjithmonë e më afër Robert Lewandowskit. Megjithatë përveç polakut, klubi katalanas po ndjek me vëmendje një tjetër yll të Bayern Munich, Serge Gnabry.

Barcelona është e interesuar edhe për Serge Gnabry, kontrata e të cilit me kampionët e Gjermanisë skadon në 2023-shin, me lojtarin që tashmë e ka bërë publike dëshirën për t’u larguar nga bavarezët.

Sipas raportimeve nga mediet spanjolle drejtuesit e klubit “blaugrana” kanë marrë informacione për gjermanin. Ideja kryesore do të ishte që ai të afrohej te Barça me parametra zero në verën e vitit 2023, por nuk mund të përjashtohet si mundësi që Joan Laporta ta bëjë të mundur transferimin e Gnabry-t që këtë verë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sidoqoftë, kalimi i Gnabry në Barcelonë do të varej mbi të gjitha nga çështja e Ousmane Dembele. Nëse francezi vendosë të qëndrojë, atëherë Barça do të fokusohej tek Raphina pasi kushton me pak.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?