Jo vetëm Milani, edhe Barcelona në garë për “Messin e Kosovës”

Edon Zhegrova është kthyer në protagonistin krye në merkaton europiane. Pas lajmit të bërë publik nga “Sportmediaset”, ku thuhej se 19-vjeçari shihet si zëvendësuesi ideal i Çalhanoglu te Milani, një tjetër lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat spanjolle.

“Fichajese.com” raporton se në garë për Shqiptarin e Kosovës nuk është vetëm Milani, pasi Zhegrova ka zgjuar interesin edhe të Barcelonës, teksa drejtuesit katalanas kanë hedhur sytë nga 19-vjeçari, që është cilësuar si “Mesi i Kosovës”.

Zhegrova u transferua në verën e vitit 2017 në radhët e Genkut, ku më parë ishte aktivizuar me St Truden. Edhe pse në dukje duke disi e pamundur që futbollisti i Kosovës të transferohet te gjigantët e Barcelonës, “çmenduritë” në merkato na kanë mësuar që “kurrë mos themi kurrë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?