Jo vetëm Ramos, edhe Varane nuk do të rinovojë me Realin
Jo vetëm Sergio Ramos por edhe Raphael Varane mund të largohet nga Reali i Madridit. Los Blancos mund të humbasin të dy qendrat e prapavijës, pasi përveç Sergio Ramos edhe Varane ka vendosur të mos rinovojë kontratën që i skadon në vitin 2022 me Realin.
Madrilenët maerin kështu një tjetër goditje të rëndë pasi me largimin e Ramos dhe Varane në harkun e një sezoni, Los Blancos do të mbeten shumë të zbuluar në këtë repart.
Gjithsesi presidenti Perez ka nisur që tani të mendojë për alternativat, me Pau Torres i Villareal dhe Diego Carlos i Sevillas që janë dy preferencat e numrit 1 të Realit.
KOHA JONË SONDAZH

