Joao Felix prezantohet te Barcelona: Mu realizua ëndrra, dua të fitojmë Championsin
Joao Félix u prezantua këtë të shtunë si lojtar më i ri i Barcelona. Sulmuesi portugez e bëri të qartë se ardhja e tij në klubin blaugrana ishte një “ëndërr e fëmijërisë”, teksa konfirmoi huazimin deri në fund të sezonit te kampionët e La Liga-s.
I shoqëruar nga presidenti Joan Laporta, sulmuesi ishte shumë i emocionuar për bashkimin me Barçën dhe theksoi se qëllimi i tij kryesor është fitimi i Champions League.
“Të gjithë e dinë se sa jam i lumtur. Unë kam punuar për të qenë në këtë klub. E kam pasur ëndërr që fëmijë. Kam ardhur këtu për të ndihmuar Barcelonën dhe shpresoj se do të jetë një sezon i mrekullueshëm. Është diçka unike, që po e kërkoja prej një kohe të gjatë. Kur më treguan për interesimin u gëzova shumë.
E kam parë Barçën që kur isha fëmijë, gjithmonë kemi qenë si familje tifozë të kësaj skuadre. E kishim atë ëndërr dhe ja ku jam. Synimi janë titujt, Liga e Kampionëve ka qenë gjithmonë trofeu i ëndrrave të mia, por le të ecim pak nga pak. Do të përpiqemi ta fitojmë atë”, deklaroi Joao Felix.
KOHA JONË SONDAZH

