FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

John dhe “perla” e Bregut gjunjëzojnë Kamzën, Skënderbeu merr kryesimin (VIDEO)

Skënderbeu vijon ecurinë e rezultateve pozitive në Kategorinë Superiore. Kampionët e Shqipërisë kanë fituar pastër 2-0 në shtëpi në duelin e javës së 9-të ndaj Kamzës.

Vendasit gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e 12-të me Oto John, i cili mori një pasim fantastik nga Vangjeli dhe më pas e shtyu në rrjetë. 5 minuta në pas, Kamza fitoi një penallti pas një ndërhyrje të Radas. Nga pika e bardhë shkoi Plaku, i cili goditi topin mbi traun e portës.

Skënderbeu shënoi edhe një tjetër gol në kohën shtesë me Dejvi Bregun, i cili ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi në hyrje të zonës. Korcarët marrin kreun e renditjes me 20 pikë, 1 më shumë se Partizani. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama


Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?