Jordi Alba: Messi i pazëvendësueshëm, ja çfarë duhet të bëjmë për të mundur Interin pa të
Mbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba, foli në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme në Ligën e Kampionëve ndaj Interit. Futbollisti spanjoll ka folur për mungesën e Messit, e cila sipas tij do të ketë shumë ndikim.
“Të gjithë pikët janë të rëndësishme, kemi 6 po aq sa Interi, ndaj është e qartë se duhet të jemi lider të grupit. Do të jetë e vështirë ndaj zikaltërve, por me mbështetjen e publikut, do të arrijmë që të fitojmë.
Çfarë do të ndodhë pa Messin? Mungesa e tij është e rëndësishme, pasi për ne është një futbollist vendimtar, që merr më të mirën nga të gjithë futbollistët. Gjithsesi kemi forcë për të bërë mirë edhe pa të. Duhet të qëndrojmë të përqendruar.
Si zëvendësohet Messi? Asnjë futbollistë nuk mund ta bë, ai bën që të luajë mirë e gjithë skuadra, pa të duhet të japim 110 për qind për të fituar. Personalisht ndihem më i qetë me Leon, bën pasime dhe më pas bën gjëra që të tjerët nuk mund t’i shohin. Me Messin ndihem më i fortë, por roli im mbetet i njëjtë. Kjo mungesë do të jetë e rëndësishme, jo vetëm për mua”, tha Jordi Alba në konferencën për mediat. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

