Jorge Mendes nën hetim nga Prokuroria Spanjolle

Jorge Mendes nën hetim nga ana e Prokurorisë. Ylli i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo, pak muaj më parë u akuzua për evaizion fiksal. Katër herë fituesi i “Topit të Artë” akuzohej për fshehjen e shumës së 14.76 milionë Eurove, nga viti 2011-2014.

Kur sulmuesi u morë në pyetje përballë trupit gjykues, deklaroi se nëse këshilltarët e tij i thonë se cdo është në rregull atëherë unë i besoj, pasi i paguaj mirë dhe cdo gjë ia lë në dorë atyre.

Mesa duket nga kjo dëshmi e dhënë prej Ronaldos, autoritet hetimore spanjolle kanë vendosur të shtrinë hetimin e tyre, pikërisht tek njërëzit më të besuar të portugezit, që merren edhe me financat e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njëri prej tyre është pikërisht krahu i djathë i yllit portugez, por njëkohësisht edhe menaxheri i tij, Jorge Mendes dhe dy asistentët e tij të cilët  dyshohen si të përfshirë në këtë ngjarje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas asaj që bëjnë me dije mediat spanjolle, Jorge Mendes do t’i drejtohet dyerve të gjykatës më datë 19 tetor në një seancë dëgjimore nga ku do të japë versionionin e tij në lidhje me këtë cështje.

Bashkë me menaxharin të pranishëm në këtë seancë do të jenë edhe dy asistentët e tij./SuperSport

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?