FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Josa zhvillon stërvitjen e parë te Kukësi, nesër prezantimi para mediave

Mirel Josa u zyrtarizua si trajneri i ri i Kukësit. Strategu i njohur do të marrë drejtimin e skuadrës verilindore, ndërkohë që ndihmësi i tij do të jetë trajneri Rrahman Hallaçi, që ishte në krye të ekipit në ndeshjet e fundit. Josa ka dalë në fushë dhe ka zhvilluar seancën stërvitore.

“Ekipi ka zhvilluar sot stërvitjen e parë nën drejtimin e trajnerit Mirel Josa, i cili u shoqërua nga ndihmësi Rraman Hallaçi dhe drejtori Sportiv, Nderim Nexhipi.

Trajneri Josa foli para skuadrës, duke u prezantuar dhe duke mbajtur fjalimin e parë, teksa objektivat e klubit mbeten të njëjta, titulli kampion dhe Kupa e Shqipërisë. Ditën e nesërme në orën 11:00, trajneri Mirel Josa do të prezantohet para mediave”, njofton klubi verilindor në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz, njerëz që qëndrojnë dhe jashtë

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?