FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Junajtid fiton ndaj Hadersfilldit, ngushton diferencën me Sitin (VIDEO)

Humbja e turpshme në ndeshjen e mesjavës ndaj Totenhemit, ka shkundur Mançester Junajtid, që marrë një tjetër sukses të rëndësishëm për të mbrojtur vendin e dytë. “Djajtë e Kuq” fituan 2-0 ndaj Hadersfilldit, në një duel kur Murinjo kishte lënë në stol disa nga protagonistët e humbjes ndaj “Gjelave” si Pogba, Jang, Xhons.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, pavarësisht se Junajtid dominoi për pjesën më të madhe të lojës. Goli i avantazhit vjen në minutën e 55-të, me Juan Matën që dha një pasim fantastik në zonë për Lukakun. Sulmuesi belg me një prekje të lehtë me të majtën e dërgoi topin në rrjetë. Në minutën e 67-të “Djajtë e Kuq” fitojnë një 11-metërsh. Sançez shkon për ta ekzekutuar, teksa në goditjen e parë ndalet nga portieri Losl, por jo në tentativën e dytë që e çon në rrjetë.

Pas kësaj fitoreje, Junajtid ka ngushtuar diferencën me Sitin e vendit të parë në 13 pikë, teksa diferenca duket shumë e madhe për momentin. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?