FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Jurgen Klopp revoltohet me gazetarin rus, braktis konferencën për shtyp

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka mbyllur konferencën për shtyp pas pyetjes së parë të bërë nga një gazetar rus. Ai është revoltuar kur është pyetur nga një gazetar se me cilin nga lojtarët e tij është në “dashuri”.

“Jam i impresionuar se jam në konferencë të Ligës së Kampionëve për të folur për gjëra të tilla. Nuk e kuptoj më këtë biznes, por po, jam në dashuri me klubin, ku përfshihen edhe lojtarët”, ka thënë Klopp, për t’u larguar më pas nga konferenca për shtyp.

Kjo pyetje kishte ardhur pas deklaratës së trajnerit të Tottenhamit, Mauricio Pochettino, i cili kishte thënë se është në “dashuri” me sulmuesin Harry Kane.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?