Juve-Lazio ka duel portierësh, Strakosha sfidon Buffon, talenti përballë eksperiencës

I kanë mjaftuar vetëm pak muaj për të fituar jo vetëm besimin e trajnerit Simone Inzaghi, por edhe vëmendjen e kritikëve të futbollit italian.

Në prag të ndeshjes Juventus-Lazio, Thoma Strakosha vlerësohet si ana tjetër e peshores ku qëndron edhe kolegu i tij, Gianluiggi Buffon.

Të dy titullarë në skuadrat respektove, pasi Strakosha ka arritur të mposhtë më në fund ish-numrin 1, Federico Marchetti, ndërsa këtë sezon, paraqitjet e Buffon kanë ngritur pikëpyetjet e para rreth formës së kapitenit të Italisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në “Juventus Stadium” do të jetë edhe përballja personale e tyre, sepse duelin e parë sezonal arriti ta fitonte pikërisht talenti shqiptar në Superkupën e Italisë ku shpëtoi Lazion me disa pritje spektakolare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas mediave të vendit fqinj, Strakosha ajo vetëm që i ka plotësuar pritshmëritë, por i ka tejkaluar ato, sepse në 10 ndeshje si titullar ka pësuar 13 gola, por numri mund të ishte më i madh duke parë rastet e rrezikshme të kundërshtarëve që ka arritur të evitojë.

Përveç pritjeve të pabesueshme në Superkupë, Strakosha është bërë protagonist edhe në ndeshjet kundër Veronas e Genoas. Një portier që po tregon një pjekuri dhe siguri të pazakontë për moshën e tij dhe përballë idhullit Buffon prezantohet në momentin më të mirë të karrierës.

Në Torino, të shtunën në orën 18:00, Strakosha do të zbresë në fushë që nga minuta e parë për të sfiduar sërish italianin e portës bardhezi, në një duel që pritet të konfirmojë sërish se Strakosha është në rrugën e duhur për të ndjekur gjurmët e legjendës italiane të cilin do të ketë mundësi ta ndjekë nga afër për 90 minuta të zjarrta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?