FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Juve, Milan apo Interi? Ancelotti befason të gjithë: Ja kush e fiton ‘Scudetton’

Carlo Ancelotti beson se Juventusi mbetet favorit për të fituar një tjetër Scudetto, por është i kënaqur për rikthimin e “entuziazmit” tek klubi i Milanit.

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, tekniku italian nuk i kurseu elozhet për “Zonjën e Vjetër” e cila sipas tij ka një ekip fituesish, shkruan SYRI.net.

“Juventusi ka fituar gjashtë tituj të njëpasnjëshëm, kështu që ata janë ende favorit për të fituar një tjetër Scudetto pavarësisht se ata humbën një mbrojtës si Bonucci. Ekipi i Allegrit ka mentalitet fituesi dhe me këtë mund të kapërcejë çdo vështirësi. Ndërkohë Douglas Costa ka mbërritur në Torino, ai është i shpejtë dhe reagim dhe në Itali them se do të bëjë më të mirën. Gjëja e rëndësishme është se bardhezinjtë kanë një mbrojtje solide, e cila ishte vendimtare në suksesin e tyre të gjatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Milan? Unë jam i kënaqur të shoh se entuziazmi është kthyer në ‘San Siro” e cili është mbushur plot në një ndeshje kualifikuese për në Europa League, është një shenjë e mirë. Tifozët e Milanit janë të uritur dhe kjo është një pikë e mrekullueshme për ta. Lojtarët e rinj janë të mirë dhe Montella është një trajner i duhur për t’i menaxhuar”, u përfundoi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?