Juve “shkërmoq” Barcelonën, 90 minuta larg gjysmëfinales

Një Juventus magjik ka zbritur mbrëmë në “Juventus Stadium” duke mposhtur me rezultatin e pabesueshëm 3-0 Barcelonën e Luis Enrique.

Katalanasit zotëruan fushën e lojës, por bardhezinjtë ishin më të saktë para portës duke kthyer në gola 3 prej aksioneve të tyre.

23-vjeçari Dybala pa dyshim që është një prej sulmuesve më të mirë të momentin, këtë e tregoi edhe në mbrëmjen e sotme, duke shënuar dy gola, të parin në të 22’ dhe 6 minuta më pas i çoi shifrat në 2-0, rezultat që do të mbyllte edhe pjesën e parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me rifillimin e lojës, Barcelona u rihodh në sulm në kërkim të ngushtimit të rezultatit, por ndërsa pritej që katalanasit të ishin ata që do të shënonin, Chiellini në të 55 shënon duke e çuar rezultatin në 3-0.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një rezultat tepër i favorshëm për skuadrën e drejtuar nga Allegri, e cila do të udhëtojë për në Barcelona me 3 gola avantazh.

Por edhe ky rezultat e mban me këmbë në tokë ekipin e Allegrit, pasi Barcelona është një ekip tejet i frikshëm, këtë e tregoi edhe në ndeshjen e kthimit kundër PSG në 1/8 e Champions League, ku u kualifikua me një rezultat tenistik.

Ndeshja tjetër e planifikuar mes Dortmund-Monako, u shty për nesër në orën 18:45 për shkak të shpërthimit të një bombe pranë autobusit të gjermanëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?