FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Juve “thyen” bankën, ja super-lojtarët që priten t’i bashkohen Ronaldos

Pasi arriti të bind Cristiano Ronaldon të transferohet në “Juventus Stadium”, drejtuesit bardhezi janë të gatshëm të bëjnë çmendurinë e radhës.

Siç zbulohet nga gazeta sportive ‘Record’, “Zonja e Vjetër”  po përpiqet të mbyllë marrëveshje me disa nga yjet e momentit në fushën e blertë, si Jordi Alba, Kylian Mbappe, Marcelo, Adrien Rabiot, Christian Eriksen, Isco, James Rodriguez, Marco Asensio dhe Christian Pulisic.

Listë që të tremb që në rastin kur i shikon në letër, pasi transferimi i tyre duhet i pamundur për bardhezinjtë. Gjithsesi duke marrë shkas nga operacioni që dërgoi 5 herë fituesin e “Topit të Artë” në Torino, asgjë nuk mund të jetë e pamundur për ta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një nga emrat që po kërkohet me ngut nga Juventus është braziliani i Realit të Madridit, Marcelo. Mbrojtësi i krahut të majtë është i njohur për afrimitetin e tij me Ronaldon dhe ribashkimi i tyre në Torino do të sillte edhe një dozë “lumturie” në kampin e bardhezinjve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse pista që të dërgon te Marcelo bie, bardhezinjtë kanë kartën, Jordi Alba. Spanjolli i Barcelonës nuk është në shitje sipas katalanasve, po një ofertë me shumë zero mund t’i tundonte Blaugranët.

Stabiliteti më i madh mbrojtës do të vijë në formën e një lojtari tjetër, me Juventus që thuhet se po monitoron mbrojtësin e Ajax, Matthjias de Ligt. Ai lakmohet nga shumë klube por oferta e Juventusit mund të jetë e konsiderueshme.

Kylian Mbappe është një tjetër emër i madh në radarin e Juventusit. Lojtari është shënjestruar nga pjesa më e madhe e klube të Evropës, dhe PSG-ja është e sigurtë se do të qëndrojë e palëkundur te ofertat që do vijnë drejt “Djaloshit të Artë”.

Një tjetër emër që e ka veshur  edhe më përpara fanellën bardhezi mund të kthehet në Torino. Paul Pogba është një emër shumë i dashur në Torino dhe bashkë me të mund të udhëtojë drejt Seria A edhe shoku i ekipit te Manchester United, Anthony Martial.

Të fundit, por jo nga rëndësia dhe cilësia janë emra si Christian Pulisic, Federico Chiesa, Aaron Ramsey, Adrien Rabiot, Christian Eriksen ose Frenkie De Jong, të gjithë me mundësi reale për të firmosur me Juventusin, që nga ana e saj do të krijojë një skuadër vërtetë superstarësh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?