FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Juventus bën gati firmën me një tjetër amerikan, e ndihmon Cagliari

Pas blerjes së goditur me Weston McKennie, Juventusi po punon për të afruar në skuadër një tjetër futbollist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bëhet fjalë për mbrojtësin 19-vjeçar Bryan Reynolds, i cili ka spikatur me paraqitjet e tij te Dallas në MLS-në amerikane.

Mediat italiane flasin për një ofertë prej 9 milionë eurosh të bardhezinjve, të cilët nuk mund ta sjellin menjëherë në Torino futbollistin, pasi ai është ekstra-komunitar dhe Juventus i ka të plotësuara vendet e lejuara për këtë kategori lojtarësh.

Pikërisht për këtë arsye Fabio Paratici po negocion me Cagliarin, për ta blerë së bashku mbrojtësin dhe për ta çuar fillimisht në klubin sard, ku do të qëndrojë 6 muaj dhe do të ketë mundësi të fitojë eksperiencë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?