Juventus bën gati sulmin për Depay-in, kushton vetëm 5 mln euro
Merkato e janarit është një mundësi e mirë për të përforcuar skuadrat. Juventus është një ndër skuadrat që pritet të jetë shumë aktive, pasi nuk po kalojnë një sezon aspak të lehtë.
Bardhezinjtë së fundmi kanë filluar kontaktet me Memphis Depay, të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit. Futbollisti holandez nuk ka pranuar që ta rinovojë, ndaj edhe pritet një largim në muajin janar.
“La Stampa” raporton se Juventus është gati që të paguajë 5 milionë euro për ta rrëmbyer në janar, ndërkohë që kujtojmë që sezonin e kaluar depay u shënoi nga pika e bardhë duke i eliminuar. Në operacion mund të përfshihet edhe një mes Mattia De Sciglio-s dhe Federico Bernandeschit. Ky i fundit iu propozua Lyonit edhe në verë në operacionin për transferimin e Aouar, por u refuzua nga vetë italiani. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

