Juventus bën një tentativë të fundit për të bindur Depay-in
Juventus ka arritur akordin me Milik, por nuk ka mbyllur gjithçka për një mundësinë e transferimit të Memphis Depay. Bardhezinjtë preferojnë holandezin, por kërkesat e tij ekonomike nuk kanë lënë aspak të kënaqur drejtuesit e ekipit torinez.
Ata janë konsideruar si të ekzagjeruar. Lojtari ka kërkuar 10 milionë euro në sezon, duke përfshirë dhe bonuset për kontratë 3 vjeçare, ndërkohë që Juventusi nga ana tjetër është gati që të japë 5-6 milionë euro dhe bonuese.
Nëse nuk do të gjente gjuha e përbashkët, atëherë, rruga për Depay mund të konsiderohet e mbyllur përfundimisht. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

