Juventus dhe Chelsea rinisin tratativat për shkëmbimin Vlahovic-Lukaku

Shkëmbimi mes Dusan Vlahovic dhe Romelu Lukakut është gjithnjë e më pranë, teksa trajneri i Chelsea-t, Maurizio Pochettino ka dhënë miratimin e tij për afrimi e sulmuesit serb të Juventusit.

Së fundi kontaktet mes dy klubeve kanë rinisur, me Juventusin që pretendon në këmbim të Vlahovic, kartonin e belgut Lukaku dhe 40 milionë euro, për të shkuar në një vlerësim total prej 80 milionë eurosh.

Nga ana tjetër Chelsea ka propozuar kartonin e belgut dhe 30 milionë euro, teksa gjasat janë që pas miratimit të Pochettinos, marrëveshja të arrihet për një shifër të mesme prej 35 milionë eurosh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërmjetësit kanë nisur punën dhe gjatë kësaj jave mund të realizohet shkëmbimi i famshëm për të parë serbin në Londër dhe belgun në Itali me fanellën bardhezi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?