Juventus dominon në 45 minutat e para ndaj United, Reali goleadë (VIDEO)
Juventus ka dominuar ashtu si në duelin e parë duke qenë disa herë pranë shënimit të golit. Cristiano Ronaldoi ishte dy herë pranë shënimit, ndërkohë që Sami Khedira goditi shtyllën në minutën e 34-t, pas një aksioni të portugezit në krahun e djathtë. Bardhezinjtë luajtën thuajse gjithmonë në zonën e ekipit të Mourinhos, që doli vetëm në një rast me Sanchez, i cili nuk arriti të shfrytëzonte një asist të Matic.
Në ndeshjet e tjera Reali ka fituar 4-0 në 45 minutat e para ndaj Plzen, me dy gola të Benzema, një të Casemiros dhe Bale. Manchester City ka fituar 2-0 ndaj Shakhtar Donesk me gola të David Silvës dhe Gabriel Jesus. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

