Juventus firmos me Ramsey, i ofron një kontratë të çmendur për 5 sezone

Aaron Ramsey mund të quhet praktikisht një futbollist i Juventusit. Ylli i Arsenalit ka rënë dakord përfundimisht me klubin torinez për tu transferuar në verë pas përfundimit të kontratës, teksa do të firmos një kontratë 5-vjeçare me vlerën 40 milionë euro.

28-vjeçari uellsian do të paguhet me 8 milionë euro në sezon, duke u bërë lojtari i dytë me pagën më të lartë te bardhezinjtë, pas Cristiano Ronaldos. Futbollisti në fjalë do të lërë pas vetes Paulo Dybala dhe Douglas Costa.

Juventusi ka fituar 7 tituj radhazi në Seria A dhe nënshkroi me Ronaldon për 100 milionë euro verën e kaluar dhe është 9 pikë para Napolit, në krye të renditjes, pas 19 ndeshjeve kampionat. “Zonja e Vjetër” ka luajtur në dy nga katër finalet e fundit të Ligës së Kampionëve, por i ka humbur të dyja: ndaj Barcelonës në vitin 2015 dhe Real Madridit dy vite më vonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ramsey ka luajtur deri më tani 252 ndeshje me Arsenalin, duke shënuar 52 gola. Uellsiani ka fituar tri “FA Cup”, duke shënuar golin e fitores në finalet e vitit 2014 dhe 2017.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?