Juventus fiton me spektakël miqësoren ndaj Realit, shënon dhe Vlahovic (VIDEO)
Juventus dhe Real Madrid u përballën në stadiumin “Camping World” në Orlando, një test që dhuroi spektakël dhe u fitua nga bardhezinjtë në shifrat 3-1.
Ishte një ndeshje që nisi më së miri për ekipin torinez që gjeti golin pas pak sekondash me një aksion model që do të finalizohej nga Moise Kean, I cili ndoqi aksionin e shtyllës së McKennie.
Juventusi luan mjaft mirë dhe vendos në vështirësi të mëdha Realin. Pas një tjetër aksioni shumë të bukur, McKennie shërben një assist magjik për Weah, i cili e ka të thjeshtë dërgimin e topit në rrjetë.
Në minutën e 38-të, skuadra e Ancelottit rikthehet në lojë me Vinicius Junior që finalizon më së miri një kundërsulm të shpejt. Më pas Reali merr komandën e lojës duke dominuar tërësisht ndeshjen dhe në fillimin e pjesës së dytë.
Gjithsesi ekipi i Allegrit do të rezistonte dhe në fundin e ndeshjes do të shënonte një tjetër gol me Vlahovic, që finalizoi një kundërsulm në minutat e fundit. /R.Lika-Koha Jonë/

KOHA JONË SONDAZH

